Bukuria e vjeshtës në Godullën e Jashtme, pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta

TIRANË, 1 nëntor / ATSH / – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi sot një video të filmuar nga ajri të Godullës së Jashtme, monument natyre, pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Ministri, fton të apasionuarit e natyrës që të vizitojnë Zonat e Mbrojtura në mbarë vendin për të shijuar bukuritë e natyrës në stinën e vjeshtës.

Jo vetëm në stinën e verës, ku ujërat e pastra të Adriatikut lagin rërën e kristaltë dhe brigjet pyjore të pishave aromëmirë, por edhe në stinët e tjera të vitit kur nuk bëhet plazh, Divjaka ka një peizazh tërheqës dhe një faunë të veçantë për t’u vëzhguar.

Divjaka, nga janari deri tani është vizituar nga rreth 380 mijë turistë që kanë hyrë në këtë park.

Nga këta rreth 40 mijë janë vizitorë të huaj. Divjaka është peizazhi natyror që vizitohet në çdo stinë të vitit. /n.lena//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.