Trafik qeniesh njerëzore drejt Malit të Zi, goditet grupi kriminal

Trafik qeniesh njerëzore drejt Malit të Zi, goditet grupi kriminal

Trafik qeniesh njerëzore drejt Malit të Zi, goditet grupi kriminalArrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.https://ata.gov.al/2018/10/31/trafik-qeniesh-njerezore-drejt-malit-te-zi-goditet-grupi-kriminal/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 31 Tetor 2018

TIRANË, 31 tetor/ATSH-A Fortuzi/- Policia e Shkodrës goditi një grup të strukturuar kriminal, që trafikonte qenie njerëzore nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, pas një hetimi disa mujor u bë finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRE-HOT” ku në përfundim  të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: Ndue Ulaj, 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe; Sajmir Karaj, 34 vjeç, banues në Tiranë; Florind Tole, 26 vjeç, banues në Tiranë ; Griseld Dekovi, 24 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër; Gjokë Murçaj, 33 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit P. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë hetimeve të zhvilluara nga ana e strukturave të Policisë, këto shtetas siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për shtetasit e huaj të vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi, me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë, Elbasan, Tiranë, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, një sasi eurosh të gjetura personave të arrestuar, dhjetëra telefona celularë dhe karta SIM. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.