TENIS – Nadal tërhiqet në Paris, Xhokoviç sërish numri një në botë

PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Rafael Nadal njoftoi sot tërheqjen e tij në garën “Masters 1000” në Paris vetëm pak minuta nga fillimi i lojës, që i dha serbit Novak Xhokoviç mundësinë që të kthehet sërish numri një në botë, pasi ka zhvilluar një pjesë të dytë befasuese të këtij sezoni.

“Ndjeva diçka tek muskujt e stomakut që prej disa ditësh, sidomos kur bëja shërbimet. Mjekët më rekomanduan që të mos luaj”, deklaroi Nadal.

Xhokoviç, fitues që në pranverë i “Wimbledon”, “Cincinnati”, “US Open” dhe “Shanghai”, kishte nevojë vetëm për një fitore më shumë se Nadal për t’u bërë sërish numri një, dy vite pasi e kishte humbur këtë pozicion, që e arriti sot duke u kualifikuar për të tetat e finaleve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.