Taulant Muka emërohet zv/ministër i MASR

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ – Këshilli i Ministrave ka emëruar në postin e zv.ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Taulant Mukën, duke larguar nga detyra Ervis Demon që e mbante këtë detyrë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.