Sipërmarrësit e disporës kontribuojnë me modele suksesi

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ – Shkëmbimi i eksperiencave, mes sipërmarrësve të disporës dhe Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen, ka qenë fokusi i takimit të një grupi pune të kryesuar nga ministrja Sonila Qato me biznesmenë shqiptarë në Irlandë.

Shkëmbimi i eksperiencave me vende të cilat tashmë kanë arritur të kthehen në shembuj për thithjen e investimeve dhe të rritjes së punësimit në vend përmes afrimit të diasporës së tyre, ka qenë dhe thelbi i takimeve që u zhvilluan në Irlandë.

Ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato tha se promovimi i vlerave kombëtare dhe ftesa për kontributin e Diasporës, ku mes tyre janë të shumtë sipërmarrësit e suksesshëm ka qenë temë e takimit.

Sipas Qatos, ky takim “do i japë orientim të ri investimeve, duke iu bashkuar sfidave bashkëkohore, ku distancat tashmë janë të tkurrura dhe ku çdo shqiptar mund të kontribuojë për vendin e tij pavarësisht vendit se ku ndodhet’’. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.