SHËNDETËSI – Mbi dhe nënpesha zvogëlojnë jetëgjatësinë

ANKARA, 31 tetor /ATSH-AA/ – Mbipesha apo pesha më e ulët nga ajo normale mund të zvogëlojë jetëgjatësinë mesatare për rreth katër vite.

Në një studim të publikuar në “Lancet Diabetes and Endocrinology” në Britaninë e Madhe janë shqyrtuar regjistrimet mjekësore të dy milionë personave gjatë viteve të tëra.

Hulumtuesit kanë zbuluar se duke filluar nga mosha 40-vjeçare, ata të cilët janë më të afërt në kufirin e sipërm të Indeksit të Masës Trupore (IMT), kanë jetëgjatësi më të madhe në krahasim me të tjerët.

Pritja për jetëgjatësinë e meshkujve dhe femrave në kufirin e obezitetit, në krahasim me të gjithë të tjerët të cilët janë në vargun e shëndetshëm të IMT-së, është më e ulët për 4,2 vite për meshkujt dhe për 3,5 për femrat./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.