SHBA – Trump kërkon të dërgojë 15 000 ushtarë në kufi me Meksikën

UASHINGTON, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se mund të vendosë deri në 15 000 ushtarë në kufirin me Meksikën për të penguar hyrjen në territor të një karvani emigrantësh që vijnë nga Amerika qendrore ku i largohen dhunës në vendin e tyre.

“Për sa i përket karvanit, ushtria jonë është vendosur. Kemi rreth 5 000 ushtarë dhe kjo shifër do të arrijë deri në 10 000 ose 15 000”, deklaroi Trump që shton deklaratat dhe mesazhet në “Twitter” mbi këtë çështje në prag të zgjedhjeve legjislative të 6 nëntorit.

Për të bërë një krahasim për të kuptuar madhësinë e këtij kontingjenti, rreth 15 000 ushtarë amerikanë ndodhen aktualisht në Afganistan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.