Në 2019, volumi më i madh i financimit në mbështetje të bujqësisë

Në 2019, volumi më i madh i financimit në mbështetje të bujqësisë

Në 2019, volumi më i madh i financimit në mbështetje të bujqësisëhttp://ata.gov.al/2018/10/31/ne-2019-volumi-me-i-madh-i-financimit-ne-mbeshtetje-te-bujqesise/“Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij programi, por duhen projekte konkrete. Programi është i qartë. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka një plan informimi, ndërsa Ministria e Bujqësisë do të udhëheqë procesin që sa më shumë njerëz ta dinë qartësisht se ku dhe si mund të orientojnë kërkesën e tyre për të marrë fonde nga programi”, tha Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 31 Tetor 2018

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Programi i ri i financimit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, bashkëfinancim i Bashkimit Europian me qeverinë shqiptare, do të garantojë që vitin e ardhshëm të kemi volumin më të madh të financimit në mbështetje të fshatit e fermës”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, nga Shishtaveci, duke folur për këtë mundësi tjetër që krijohet për të përfituar fonde për zhvillimin e bujqësisë.

“Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij programi, por duhen projekte konkrete. Programi është i qartë. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka një plan informimi, ndërsa Ministria e Bujqësisë do të udhëheqë procesin, që sa më shumë njerëz ta dinë qartësisht se ku dhe si mund të orientojnë kërkesën e tyre për të marrë fonde nga programi”, – tha Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.