LETËRSI – Mbërrin ”cikloni” Segolene Royal

PARIS, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Pas motit të keq që ka përfshirë Francën, mbërriti sot edhe ”cikloni” Segolene Royal.

E cila pas humbjeve, ofendimeve dhe tradhtive personale, qëndron sërish një nga gratë më popullore të politikës franceze.

I pritur me shumë kërshëri, doli sot në mëngjes në libraritë franceze libri i saj me titull ”Ce que je peux enfin vous dire” (”Ajo që më në fund mund t’u them”), 300 faqe me të vërteta të tjera, të treguara nga një grua, e cila duhet të vuajë kur merret me politikë si edhe episode mjaft të kripura.

Në 30 vite si protagoniste, Segolene, e cila ka qenë edhe bashkëshortja e ish-presidentit francez, me të cilin ka katër fëmijë, ndjen se duhet t’i thotë të gjitha.

Kapitulli i parë i librit i kushtohet vështirësive të të qenit grua pranë pushtetit: aludime të thëna apo të pëshpëritura, komente mbi pamjen e saj fizike, ofendime me natyrë seksiste dhe shumë të tjera.

Në këtë libër, Segolene mbyll llogaritë personale edhe me politikanë si Lionel Jospin apo Michel Rocard, me gazetarin Alain Duhamel, por mbi të gjitha me bashkëshortin e saj, François Hollande./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.