Kukës, 15 milionë dollarë investime për minierën e Vlahnës

Kukës, 15 milionë dollarë investime për minierën e Vlahnës

Kukës, 15 milionë dollarë investime për minierën e Vlahnës“Kemi përfunduar proceduarat për zonën minerare të Vlahnës, që është zona e dytë më e madhe minerare në vend dhe parashikojmë një vlerë investimesh prej 15 milionë dollarësh që në fazën e parë, me një gjenerim të disa qindra vendeve të reja të punës me paga të larta për standardet tona natyrisht, që fillojnë nga 700 deri 1200 dollarë”, – nënvizoi Rama.https://ata.gov.al/2018/10/31/kukes-15-milione-dollare-investime-per-minieren-e-vllanes/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 31 Tetor 2018

TIRANË, 31 tetor/ATSH/- Një fond prej 15 milionë dollarësh do të investohet në Vlahnë, Kukës, zona e dytë më e madhe minerare në vend.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Kukës.

“Kemi përfunduar proceduarat për zonën minerare të Vlahnës, që është zona e dytë më e madhe minerare në vend dhe parashikojmë një vlerë investimesh prej 15 milionë dollarësh që në fazën e parë, me një gjenerim të disa qindra vendeve të reja të punës me paga të larta për standardet tona natyrisht, që fillojnë nga 700 deri 1200 dollarë”, – nënvizoi Rama.

Miniera e Vlahnës nisi punën në vitin 1986 dhe deri në vitin 2006 llogariste një prodhim total xeherori kromi prej 45 mijë tonësh. Kjo minierë është një nga tetë minierat në Shqipëri që kanë mbi 1 milion ton rezerva kromi. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.