Investime në Rrugën e Kombit dhe aksin Thumanë-Kashar

Investime në Rrugën e Kombit dhe aksin Thumanë-Kashar

Investime në Rrugën e Kombit dhe aksin Thumanë-KasharInvestimet në Rrugën e Kombit do të mundësojnë lidhje më të shpejtë jo vetëm mes Kukësit dhe Tiranës, por edhe të Shqipërisë me Kosovën. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Kukës, duke shtuar se përfundimi i këtyre investimeve do të lehtësojë trafikun si dhe do të shmangë aksidentet e mundshme në shumë pika, që ishin kthyer të rrezikshme prej shumë vitesh.https://ata.gov.al/2018/10/31/investime-ne-rrugen-e-kombit-dhe-aksin-thumane-kashar/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 31 Tetor 2018

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ – Investimet në Rrugën e Kombit do të mundësojnë lidhje më të shpejtë jo vetëm mes Kukësit dhe Tiranës, por edhe të Shqipërisë me Kosovën.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Kukës, duke shtuar se përfundimi i këtyre investimeve do të lehtësojë trafikun si dhe do të shmangë aksidentet e mundshme në shumë pika, që ishin kthyer të rrezikshme prej shumë vitesh.

“Më vjen mirë që po ecim me investimet në Rrugën e Kombit. Vizituam edhe kantierin e njërës prej urave kryesore që plotësojnë me pjesën tjetër, pasi ju e dini me mirë se unë, që jo vetëm që nuk ishin të përfunduara, por edhe ishin pika të rrezikshme për aksidente apo bllokim trafiku e qarkullim intensiv. Përfundimi i këtyre veprave dhe i aksit në tërësi, sepse faktikisht ende nuk e kemi të përfunduar, jo më ta kishim të përfunduar para 5 vitesh, patjetër që do mundësojë lidhje të shpejtë mes Kukësit dhe Tiranës dhe Shqipërisë me Kosovën”, – u shpreh Rama.

Më tej, ai solli në vëmendje edhe rrugën e re Thumanë–Kashar, për të cilën deklaroi se do të lehtësojë ndjeshëm lidhjen kufitare me Kosovën.

“Dua të shtoj që do të kemi një ndërhyrje të rëndësishme në rrugën Kukës-Has-Tropojë për të rigjeneruar një pjesë të saj dhe lehtësuar ndjeshëm lidhjen kufitare me Kosovën”, – tha Rama.

Rruga e re Thumanë – Fushë-Krujë – Vorë – Kashar, është pjesë e programit të qeverisë shqiptare “1 miliard për rindërtim”, e do të jetë me katër korsi dhe sipas standardeve më të mira europiane. /z.tosku//j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.