FUTBOLL – Di Maria edhe dy vite të tjera tek “PSG”

PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Argjentinasi Angel Di Maria zgjat me dy vite kontratën e tij me “Paris Sent Zhermen” (PSG) dhe tashmë do të luajë për klubin deri më 30 qershor 2021, njoftoi sot kampioni i Francës.

Mesfushori, 30 vjeçar, erdhi tek “PSG”-ja në vitin 2015 nga “Mançester Junajtid”, për shumën e 60 milionë eurove.

Në atë kohë ai ishte blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e klubit francez, pas uruguajanit Edison Kavani. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.