EKOLOGJI – Hapësirat e egra po reduktohen me ritme shumë të larta

PARIS, 31 tetor /ATSH-AFP/ – Territoret e virgjëra nga aktiviteti njerëzor janë shkrirë në vetëm një shekull dhe hapësirat që kanë mbetur janë kryesisht të përqendruar në pesë vende, mes të cilave SHBA-ja, Brazili dhe Rusia politikat e të cilëve shqetësojnë mbrojtësit e mjedisit.

“Hapësirat e egra, tokësore dhe detare të mbrojtura nga zgjerimi i njeriut dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore (pyje, energji fosile, toka bujqësore…) në një nivel industrial, përfaqësojnë 23 % të tokës”, sipas një artikulli të publikuar sot në revistën “Nature”.

Mes vitit 1993 dhe 2009 një sipërfaqe sa ajo e Indisë u zhduk.

Hapësirat e egra përbëjnë strha jetësore për mijëra gjallesa të kërcënuara nga shpyllëzimi apo nga peshkimi i tepruar.

Ky studim tregon se më shumë se 70% e këtyre territoreve të ruajtura (jashtë Antarktidës) janë të përqëndruara në pesë vende: Rusi, Kanada, Australi, SHBA dhe Brazil. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.