Aeroporti i Kukësit, projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën

Aeroporti i Kukësit, projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën

Aeroporti i Kukësit, projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën“Ky është një ndër projektet kryesore, besoj më i rëndësishmi dhe më strategjiku për zhvillimin e gjithë zonës së Shqipërisë verilindore, por me impakt të padiskutueshëm në ekonominë kombëtare edhe në ekonominë e Kosovës”, – tha Rama.https://ata.gov.al/2018/10/31/aeroporti-i-kukesit-projekt-strategjik-per-shqiperine-dhe-kosoven/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 31 Tetor 2018

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Ndërtimi i aeroportit të Kukësit është një projekt strategjik, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për anën tjetër të kufirit, Kosovën.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në përfundim të mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në Kukës.

“Ky është një ndër projektet kryesore, besoj më i rëndësishmi dhe më strategjiku për zhvillimin e gjithë zonës së Shqipërisë verilindore, por me impakt të padiskutueshëm në ekonominë kombëtare edhe në ekonominë e Kosovës”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se “kemi avancuar me procedurën ligjore sipas të gjitha hapave të parashikuara dhe deri në javën e dytë të dhjetorit mbyllet procedura”.

“Pastaj duhet një periudhë relativisht e shkurtër kohe për përcaktimin e termave përfundimtar të kontratës dhe ambicia është që brenda muajit janar, maksimumi në fillim të shkurtit, të fillojë puna në kantierin e aeroportit”, – tha Rama.

Ai ritheksoi faktin se, “nuk bëhet fjalë për çelje të aeroportit që kemi, por për një aeroport të ri, me terminal të ri dhe pistë disa qindra metra më të gjatë, që parashikohet për të gjitha kategoritë e avionëve që përmban edhe projekti i së ardhmes së aeroportit”.

“Jemi shumë të inkurajuar me studimet e ekspertëve. Ekspertiza e huaj na ka dhënë shifra inkurajuese që në bëjnë optimistë për rolin e madh të aeroportit në ekonomi dhe zhvillimin e zonës. 300 mijë pasagjerë do të ketë si fillim në vit dhe në vitet e tjera parashikohet rritje shumë inkurajuese”, – tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.