SOFT NEWS – Fansat e ”Beatles” të privuar nga pamjet historike të turneut japonez

TOKIO, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Pamjet e turneut të ”Beatles”, të filmuara nga policia japoneze në vitin 1966 nuk do të bëhen publike, vendosi Gjykata Supreme e Tokios, duke zhgënjyer një numër të madh të fansave japonezë të katër djemve modernë.

Forcat e rendit kishin regjistruar për arsye sigurie momente kyçe të turneut të vetëm të grupit legjendar britanik, në vitin 1966, në arkipelag.

Fansat e zjarrtë të Nagoya-s (qendër) kërkojnë prej shumë kohësh që këto rreth 35 minuta xhirime të publikohen, por policia argumenton se kjo do të përbënte problem për të drejtën e autorit për transmetimin e pamjeve ku shfaqen persona të cilët kërkojnë të ruajnë anonimatin.

Policia propozoi të bëjë publike një version ku fytyrat do të jenë të paqarta, gjë që nuk kënaq fansat të cilët kanë ndërmarrë procedura gjyqësore deri në shkallën më të lartë, por, më kot./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.