SOFT NEWS – Arrestohet për zhvatje kreu i… antizhvatjes!

ROMË, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Një siçilian, i cili ishte zgjedhur si kreu i mbrojtjes së pasurisë publike nga zhvatja, është arrestuar pasi ishte përfshirë vetë në një grabitje të pasurisë publike.

Sipas policisë italiane, Salvatore Campo ndihmonte anëtarët e organizatës së tij antizhvatje apo tregtarë dhe biznesmenë të ndryshëm që të fitonin kompensime nga institucionet publike, ndërkohë që më pas u kërkonte atyre një ryshfet që shkonte nga tre deri në pesë për qind të shumës së kompensuar.

Guardia di Finanza tha se ai ishte vendosur nën arrest shtëpiak dhe gjithashtu ishte akuzuar për përvetësim dhe mashtrim.

Sipas policisë, ai kishte përvetësuar rreth 37 000 euro (42 000 dollarë) të granteve rajonale për shoqatën e tij, e cila operonte në krahinën e Katanias./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.