Kaldara, tre muaj larg fushave

TIRANË, 30 tetor/ATSH-A. Fortuzi/ – Matia Kaldara ka mbetur i dëmtuar dhe do duhet të mungojë të paktën 3 muaj. Kështu mësohet nga mediet italiane që sqarojnë se fitorja në fundjavën e shkuar për “Milanin” ndaj “Sampdorias” duket se “i ka ngecur në fyt”, pasi mjekët i kanë dhënë një lajm aspak të mirë, sepse qendërmbrojtësi, Kaldara i cili ndodhet jashtë fushave prej gati 1 muaji, do të duhet të zgjasë rikuperimin e tij.

Sipas mjekëve, Kaldara ka pësuar një çarje prej 3 centimetrash në muskulaturën e pulpës së djathtë, diagnozë kjo që mund të kërkojë edhe disa javë më shumë kohë fizioterapi nga çfarë ishte parashikuar, deri në rikuperimin e plotë. Por sipas një parashikimi të parë, ai do të duhet të mungojë plot tre muaj. Tashmë të gjithë shpresojnë që pas uljes së hematomës, dëmi të jetë më i vogël nga sa parashikohet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.