Cërrik/ Rrufeja godet shtyllën e tensionit, kufizohet energjia në disa zona

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ – Moti i keq, i cili ka përfshirë të gjithë vendin, ka sjellë një sërë dëmesh në rrjetin e energjisë elektrike.

OSHEE njofton se në fshatin Gostimë të Cërrikut, rrufeja ka goditur shtyllën e tensionit të mesëm, e cila ka bërë që të stakohet energjia elektrike në fiderat Klos dhe Mollas.

OSHEE është duke punuar për rikthimin e energjisë elektrike në këto zona, duke njoftuar gjithashtu se nga goditja e rrufesë nuk ka patur dëmtime në njerëz.

Pas ndërhyrjeve të grupit të punës, prej disa orësh rrjeti është vendosur në funksion të plotë. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.