BERLIN – Një ish-infermier pranon vrasjen e 100 pacientëve

OLDENBURG, 30 tetor /ATSH-AFP/ – Një ish-infermier gjerman, Niels Hogel pranoi sot në hapje të procesit të tij 100 vrasjet e pacientëve për të cilët akuzohet, një aferë e paprecedentë në historinë gjermane të pasluftës.

Pas një minutë heshtje në kujtim të viktimave dhe leximit të aktakuzës, gjykata e pyeti Hogelin nëse akuzat që e preknin ishin të vërteta.

“Po”, u përgjigj ai me zë të ulët.

Përse pranoi pas kaq kohësh të njihte gjithçka?

“Gjatë leximit të dosjeve mu rikthyen kujtimet dhe me terapinë (…) fillova të kuptoj shkallën e krimit”, tha ai në mesditë, duke pranuar gjithashtu se ndjen “turp”.

Ku njeri, 41 vjeç ishte duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm prej rreth 10 vitesh për gjashtë krime të ngjashme. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.