UKT, rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të zeza në rrugën “Gjikë Kuqali”

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ – Përveç investimeve në rrjetin e shpërndarjes së ujit, bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe investimeve në rrjetin e kanalizimeve.

Një nga lagjet që i është nënshtruar shtrirjes së rrjetit të ri të kanalizimit të ujërave të zeza është edhe ajo që shtrihet përgjatë rrugës “Gjikë Kuqali” në Njësinë Nr. 5. Siç shihet bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm që pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare problematikës së ujërave të zeza dhe përballimit të shirave të rrëmbyeshëm.

Ndërkohë që UKT ka vijuar investimet edhe në rrjetin e ujësjellësit në Njësinë Nr. 8 ku krahas investimit në linjat kryesore, po bëhet edhe zëvendësimi i rrjetit fundor, ai që mbërrin në pallate. /z.tosku/a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.