TURQI – Stambolli përuron aeroportin e ri gjigant

STAMBOLL, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Me një kapacitet pritjeje prej 90 milionë pasagjerësh në vit, aeroporti i ri i Stambollit pritet të figurojë mes pesë aeroporteve më të frekuentuar në botë dhe mund të ngjitet në vend të parë të podiumit.

“Për 10 vite, kapaciteti i pritjes së aeroportit pritet të arrijë deri në 200 milionë pasagjerë në vit”, sipas operatorit IGA që do të shfrytëzojë aeroportin.

”Në këtë rast ai do të jetë në rangun e parë të aeroporteve më të rëndësishëm në aspektin e kapacitetit të pritjes, sipas organizatës botërore të aeroporteve, “Airport Council International” (ACI)

Në vitin 2017, ishte aeroporti amerikan i Atlantës që kishte dalë në krye të këtij klasifikimi me 103,9 milionë pasagjerë në vti.

“Ai ndiqej nga Pekini (95,7 milionë), Dubai (88,2 milionë), Tokio (85,4 milionë) dhe Los Anxhelesit (84,5 milionë)”, sipas ACI-së. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.