Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rita Ora publikon datat e turneut të ri

TIRANË,29 tetor /ATSH/ – Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora ka publikuar datat e turneut më të ri.

Turneu botëror ‘Phoenix World Tour 2019’ pritet të fillojë më 1 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa shitja e biletave fillon në datën 31 tetor të këtij viti.

27-vjeçarja ka publikuar datat dhe shprehet e lumtur që do të ketë mundësinë të jetë pranë fansave shumë shpejt përmes koncerteve.

“Jam shumë e lumtur që më në fund do t’ju shoh të gjithëve, do të jetë argëtuese. Ejani të vallëzojmë së bashku në turne vitin e ardhshëm. Shitja e biletave fillon të mërkurën më 31 tetor”, shprehet Rita. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version