Rama mban premtimet për familjen Hysenllari: Punësim, kurse profesionale dhe një shtëpi e re

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/313977846088470/

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Punësim, arsim profesional dhe një shtëpi e re për familjen Hysenllari nga Sovjani i Korçës.

Premtimet e Kryeministrit Edi Rama, i cili vizitoi këtë familje në 1 tetor 2018, tashmë po bëhen realitet.

Familja e Ëngjëllush Hysenllarit nga Sovjani i Korçës, jetonte në kushte të vështira, së bashku me fëmijët e tij dhe të vëllait, që nuk jeton më.

Pas vizitës së Kryeministrit në këtë familje, dy vajzat e mëdha u orientuan drejt arsimit profesional ku edhe kanë nisur kurset respektive në parukeri dhe kuzhinë.

Po ashtu, edhe kryefamiljari Hysenllari u sistemua me punë në sektorin privat, pasi ai kishte eksperiencë jo të vogël në ndërtim.

“Jam shumë i lumtur që jam futur në një punë serioze, në një firmë serioze. Rroga është e mjaftueshme për të mbajtur familjen. Shtëpia është në vazhdim”, tha Hysenllari.

Ndërkohë, vijojnë punimet për rindërtimin e shtëpisë.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.