Ndërprerje të energjisë në rajonin e Beratit, shkak remonti

TIRANË, 29 tetor /ATSH- I. Vata/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e rajonit Berat se për shkak të punimeve të planifikuara do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të rajonit në intervalin kohor 10:00-14:00.

OSHEE shpjegon zonat e prekura nga ndërprerja e energjisë elektrike dhe intervalin kohor.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin e Kuçovës, do të ketë kufizime energjie elektrike gjatë intervalit kohor 10:00-14:00. Pa energji: Rajoni i Policisë, Bashkia Ura Vajgurore, fshati Guri i Bardhë”, thotë OSHEE. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.