Lucija Straley në ecjen e 10-të vjetore, kundër Kancerit të Gjirit në Korçë

TIRANË, 29 tetor /ATSH- I. Vata/ – Zëvendësshefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Lucija Straley i është bashkuar nismës kundër Kancerit të Gjirit në Korçë.

Aktiviteti kundër kancerit të gjirit u zhvillua sot në qytetin e Korçës me moton “Beteja kundër kancerit të gjirit vazhdon!“

“Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi pjesëmarrës aktivë në luftën kundër kancerit të gjirit, duke dhënë mbështetje dhe kujdes për gratë që duam”, tha zëvendësshefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Lucija Straley në Ecjen e 10-të Vjetore kundër Kancerit të Gjirit në Korçë, mbështetur nga Ambasada amerikane në Tiranë dhe organizuar nga YWCA Shqipëri.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.