IRAN – 84 persona të vdekur nga konsumi i alkoolit kontrabandë

TEHERAN, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Ministria iraniane e Shëndetësisë njoftoi 84 persona të vdekur dhe rreth 100 të tjerë të helmuar pas konsumit të alkoolit kontrabandë këto gjashtë javët e fundit, raportoi agjencia e lajmeve ”Isna”.

Konsumi i alkoolit kontrandë është mjaft i përhapur në Iran pavarësisht sanksioneve të imponuara që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979, duke variuar nga gjoba deri në dënime me burg.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Iraj Harirchi njoftoi se 959 persona po trajtohen pas helmimit, ai e cilësoi fenomenin si një valë rastesh ”shumë të pazakonta”, sipas agjencisë ”Isna”./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.