INDONEZI – Rrëzohet avioni me 189 pasagjerë, asnjë i mbijetuar

XHAKARTA, 29 tetor /ATSH-ANSA/- Rreth 300 persona duke përfshirë ushtarë, oficerë policie dhe peshkatarë, janë të angazhuar në kërkimin e viktimave ose të ndonjë të mbijetuari të fluturimit të avionit ”Lion Air”, që ra në det sot pas largimit nga Xhakarta, njoftoi shtypi indonezian.

Autoritetet kanë njoftuar se ujërat në të cilat aeroplani është rrëzuar janë të thella 30-35 metra dhe  zhytësit po kërkojnë në rrënojat e avionit.  Në bord sipas raporteve të medias, kishte 189 persona.

‘’Aeroplani i pasagjerëve të kompanisë indoneziane Lion Air ka rënë në det, pasi kishte humbur nga radarët, pak pasi ishte nisur nga Xhakarta këtë mëngjes’’,  theksuan burimet zyrtare.

Agjencia Indoneziane për Menaxhimin e Fatkeqësive BNPB ka postuar fotografi të mbeturinave të avionit në Twitter, duke përfshirë smartfonë, libra, çanta dhe pjesë të trupit të aeroplanit.

Avioni  kishte  në bord 182 pasagjerë duke përfshirë tre fëmijë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.