FOTO/ Kisha e Peshkëpisë, nga më të rrallat e arkitekturës bizantine

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ – Kisha e Peshkëpisë është një nga më të rrallat e arkitekturës bizantine dhe artit të hershëm mesjetar. Ndërtimi i saj fillestar daton në vitin 619, ndërsa formën aktuale e mori në shekullin XI.

Tashmë ky destinacion kulti po i nënshtrohet restaurimit, pas një harrese shumëvjeçare për tu kthyer në një vend të denjë për turistët vendas dhe të huaj.

Ministria e Kulturës është shprehur për këtë destinacion se, “nga njëri kantier në tjetrin duke punuar për restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. Kisha e Peshkëpisë në Dropull, ndonëse me statusin monument kulture i kategorisë së parë, ishte lënë në rrënim prej më shumë se çerek shekulli”.

”Jam e lumtur teksa shikoj që punimet avancojnë me ritëm të lartë dhe shumë shpejt kjo kishë do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët. Si në shumë kantiere të tjera, prof. Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo kanë edhe këtu një kontribut të çmueshëm”, tha Kumbaro.

Janë 33 kantiere restaurimi në objektet e trashëgimisë në gjithë Shqipërinë, kjo pasi këto objekte të trashëgimisë tonë kulturore janë asete të vyera të cilat ndërthurin historinë dhe kultin dhe e bëjnë vendin tonë të ketë një turizëm religjioz të denjë. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.