Festa e Pavarësisë, flamuri shqiptar do të ngrihet edhe në qytetin kanadez

TIRANË, 29 tetor/ATSH/- Për herë të parë, në Calgary të Kanadasë për Festën e Flamurit, zyrtarisht do të ngrihet flamuri shqiptar.

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze që operon në Calgary, ka bërë me dije se në nderim të festës së Pavarësisë, me angazhimin serioz dhe këmbënguljen e tyre, flamuri shqiptar do të valëvitet në krah të flamujve të tjerë në bashkinë e qytetit.

Flamuri kuqezi do të ngrihet zyrtarisht këtë vit për herë të parë, në ditën e flamurit, më datë 28 Nëntor. Shoqata Shqiptaro-Kanadeze shkruan se për herë të parë, në Calgary, për Festën e Flamurit, zyrtarisht do të ngrihet flamuri shqiptar.

Në mesditën e së mërkurës, më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të ngrihet para City Hall, tek Olympic Plaza. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.