BRAZILIA, 29 tetor /ATSH-AFP/ – Vendi më i madh i Amerikës Latine u kthye nga ekstremi i djathtë pas fitores së lehtë të kandidatit të shumëpërfolur Jair Bolsonaro, që ka premtuar se do të ndryshojë fatin e Brazilit.
Në fund të një fushate të tensionuar dhe jashtëzakonisht të polarizuar, ai u zgjodh me rreth 58 milionë vota, ose 55,13% të votuesve, kundrejt 44,87% për kundërshtarin e tij të majtë, Fernando Haddad.
“Ne nuk mund të vazhdojmë të flirtojmë me socializmin, komunizmin, populizmin e majtë”, theksoi ai gjatë fjalimit të partë si president i zgjedhur, që do të marrë funksionet për një mandat katërvjeçar në janar./ /G.S/ a.jor.