Bashkia Cërrik, vijon aksionet për pastrimin e territorit

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ – Bashkia Cërrik njofton se nga dita e nesërme në këtë “30th of october beat”, do të jetë në një nga lagjet e fshatit Malasej, Njësia Administrative Gostimë. Bashkia Cërriik bën me dije se :” Në këtë zonë do të kryejmë njëkohësisht pastrimin e kanaleve kulluese të tokave të këtij fshati, për të cilat ka ditë që puna ka nisur, si dhe pastrimin e vend depozitimeve të improvizuara nga banorët.Bashkia Cërrik ka shpresën që jo vetëm do të kemi një territor më të pastër por ndërgjegjësim nga ana e banorëve për mos hedhjen e mbetjeve jashtë vendeve të miratuara”.

Bashkia e Cërriku në muajin tetor ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese me qëllim pastrimin e territorit të saj./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.