Arrestohen dy persona në Durrës, po transportonin kokainë

Arrestohen dy persona në Durrës, po transportonin kokainë

Arrestohen dy persona në Durrës, po transportonin kokainëhttps://ata.gov.al/2018/10/29/arrestohen-dy-persona-ne-durres-po-transportonin-kokaine/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacion policor të koduar”Menaxheri”. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 29 Tetor 2018

TIRANË, 29 tetor/ATSH-A. Fortuzi/- Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin “Menaxheri”, ku ka arrestuar dy persona, të cilët po transportonin kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë finalizuar me sukses  operacion policor të koduar “Menaxheri”. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.

Më datë 28.10.2018, në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës pas vëzhgimit të personave të lartpërmendur, të cilët udhëtonin me një mjet tip “BMW” (T. Lala – drejtues dhe A. Bufi – pasagjer), në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Dajlanit” kanë dalë nga mjeti. Janë ndjekur nga Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë që të ndalojnë. Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i airbag-ut.

Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmasë transparentë, me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.