Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/10/2018

ZHANJIANG – Zhvillohen manovrat e para të përnashkëta mes marinave kineze dhe të vendeve të Azisë së juglindjes për të ulur tensionet në Detin e Kinës Lindore.

TOKIO – Kryeministri indian, Narendra Modi për vizitë në Japoni.

STAMBOLL – Prokurori saudit shkon në Turqi në kuadër të vrasjes së gazetarit Khashoggi.

PRAGË – Ministri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis merr pjesë në një paradë ushtarake me rastin e 100 vjetorit të krijimit të ish-Çekosllovakisë.

VIESBADEN – Zgjedhje rajonale në Hese, ku partia konservatore e Angela Merkel rrezikon të humbasë pushtetin.

TBILISI – Zgjedhje presidenciale në Gjeorgji.

SELANIK – Presidenti italian, Sergio Matarella për vizitë në Selanik për festën kombëtare greke ku përkujtohet hyrja në luftë kundër italisë fashiste.

MANAMA – Zhvillohet në Bahrein një samit mbi sigurinë rajonale në prani të përfaqësuesve të rreth 20 vendeve, mes të cilëve edhe SHBA-ja.

BRAZILIA – Zgjedhje presidenciale, raundi i dytë.

ESKUIPULA – Një karvan migrantësh në rrugëd rejt SHBA-së.

UELLINGTON – Vizitë në Zelandën e Re nga princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version