Tepelenë/ Nxënësit e gjimnazit ‘Abaz Shehu’, aksion pastrimi në luginën e Vjosës

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ – Pas aksionit të pastrimit në qytet, nxënësit e Gjimnazit ‘Abaz Shehu’ në Tepelenë, kanë vazhduar me pastrimin e luginës së Vjosës për të treguar se pastrimi për ta është një prioritet.

Së bashku me disa fondacione, nxënësit e këtij gjimnazi të shoqëruar edhe nga drejtuesit, kanë pastruar mbetjet plastike në luginën e Vjosës.

Në orën e Shërbimit Komunitar përveç punës në terren, nxënësit ndërgjegjësohen për mbrojtjen e natyrës dhe hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur, duke dhënë një mesazh të qartë në komunitet.

/m.z/e.caushi/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.