STAMBOLL – Fillon samiti Rusi-Turqi-Francë-Gjermani për Sirinë

STAMBOLL, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Krerët e Turqisë, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë ishin mbledhur sot në Stamboll për një samit të pazakontë mbi Sirinë që synon të ruajë një paqe të brishtë në veriperëndim dhe të përparohet drejt një zgjidhjeje të konfliktit.

Gjatë këtij takimi, presidentët rus Vladimir Putin, ai turk Recep Tayyip Erdogan, francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të përpiqen të gjejnë pika të përbashkëta mes tyre për t’i dhënë fund luftës që shkatërron Sirinë që prej vitit 2011.

“Sytë e botës (…) janë mbi ne sot”, deklaroi Erdogan në hapje të samitit.

“Shpresoj se do të përparojmë në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive dhe se do të jemi në lartësi të pritshmërive”, theksoi ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.