SHBA – Pakot bombë, Trump: Këto veprime terroriste duhet të dënohen

UASHINGTON, 27 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i cilësoi sot si veprime terroriste dërgimin e pakove bombë në adresë të shumë prej kundërshtarëve politikë, duke bërë thirrje që këto akte të dënohen sipas ligjit, ndërkohë që një i dyshuar është dënuar.

Gjatë një takimi në Karolinën e Veriut, disa ditë larg zgjedhjeve të mesmandatit, kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi gjithashtu se “dhuna politike nuk duhet të autorizohet asnjëherë në Amerikë”.

Ai premtoi gjithashtu se “do të bëjë gjithçka është në pushtetin e tij për ta ndalur këtë”.

Pak më herët, personi që dyshohej se ishte pas kësaj serie pakosh të dyshimta, një simpantizant i Trump me shumë rekorde kriminale, u dënua. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.