Rita Ora transformohet për Halloween, befason në koncert

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Festa e Halloween-it vlerësohet mjaft nga Rita Ora, ndaj mbrëmjen e djeshme në koncertin e saj, u transformua plotësisht.

Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur të shndërrohej në reperin amerikan, Post Malone.

Ajo doli para publikut me këngën “Rockstar”, ku i gjithë publiku u befasuan dhe filluan ta këndojnë dhe nuk e identifikuan se ishte Rita Ora.

Ora ka shkruar se: “Do e nis Halloween-in për ju, pikërisht tani. Postyyy të dua vëlla, gjithashtu ka falenderuar edhe fansat e shumtë të saj”.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.