Kamerat-kurth kapin kafshë të rralla në Parkun e Tomorit

Kamerat-kurth kapin kafshë të rralla në Parkun e Tomorrit

Kamerat-kurth kapin kafshë të rralla në Parkun e Tomorrithttps://ata.gov.al/2018/10/27/kamerat-kurth-kapin-kafshe-te-rralla-ne-parkun-e-tomorrit/Tashmë është një praktikë e re në ndjekjen dhe evidentimin e kafshëve në rrezik zhdukjeje apo të rralla në zonat pyjore të vendit tonë dhe kjo praktikë ndiqet nga AdZM-të e qarqeve. Kohët e fundit këto kamera të fshehura, funksionojnë edhe në Malin e Tomorrit. Nga kontrolli i bërë në kamerat-kurth të vendosura në këtë park, janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Freitag, 26. Oktober 2018

TIRANË, 27 Tetor / ATSH / –  Kamerat-kurth të përdorura nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, regjistrojnë kafshë që mendoheshin të zhdukura apo të mërguara nga ky mjedis natyror.

Tashmë është një praktikë e re në ndjekjen dhe evidentimin e kafshëve në rrezik zhdukjeje apo të rralla në zonat pyjore të vendit tonë dhe kjo praktikë ndiqet nga AdZM-të e qarqeve.

Kohët e fundit këto kamera të fshehura, funksionojnë edhe në Malin e Tomorit.

Nga kontrolli i bërë në kamerat-kurth të vendosura në këtë park, janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

Në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë, ujku dhe macja e egër.

“Nga kontrolli i kamerave-kurth në Parkun Kombëtar të malit të Tomorit, deri më tani  rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë, mace e egër, derr i egër gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepuri i egër, iriqi etj. Monitorimi i tyre është në vazhdimësi”, bëjnë me dije specialistët e faunës së egër në Administratën e Zonave të Mbrojtura në Qarkun e Beratit.

/a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.