ZHYTJE – Erkymen thyen rekordin botëror në zhytje të lirë me 65 metra thellësi

STAMBOLL, 26 tetor /ATSH-AA/ – Zhytësja turke, Sahika Erkymen vendosi një rekord të ri botëror në zhytje të lirë në ujëra të ëmbla duke u zhytur në 65 metra thellësi në Liqenin Salda të provincës turke Burdur për një minutë e 58 sekonda, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 55 metrash në ujëra të ëmbla.

“Mendova se nuk do të arrija ta mbaja frymën, sepse uji ishte i ftohtë, por unë theva rekordin dhe për këtë jam e lumtur”, tha Erkymena para gazetarëve.

“Qëllimi im ishte të tërhiqja vëmendjen për mbrojtjen e Liqenit Salda”, shtoi ajo.

Liqeni Salda, i njohur si Maldivet e Turqisë, ka sipërfaqe prej 4,7 hektarësh dhe është liqeni më i thellë i Turqisë, me thellësi maksimale prej 184 metrash. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.