Vorë – Fushë-Krujë, punime intensive për rehabilitimin e këtij aksi

Vorë- Fushë Krujë, punime intensive për rehablitimin e këtij aksi

Vorë- Fushë Krujë, punime intensive për rehablitimin e këtij aksihttps://ata.gov.al/2018/10/26/vore-fushe-kruje-punime-intensive-per-rehablitimin-e-ketij-aksi/Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, shprehet se “në kantierin e hapur për rehabilitimin e aksit rrugor Vorë-Fushë Krujë ka përfunduar rruga nga Vora deri në kthesën e Rinasit”. n“Po vazhdon ndërhyrja në segmentin Kthesa e Rinasit-Fushë Krujë”, thekson Gjiknuri.Ndërhyrja në këtë aks parashikon rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe paketë të plotë asfaltike në 11 kilometra rrugë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 26 Tetor 2018

TIRANË, 26 tetor/ATSH/- Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Vorë – Fushë-Krujë, po vijojnë me intensitet të lartë, në kuadër të programit të qeverisë shqiptare për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, shprehet se “në kantierin e hapur për rehabilitimin e aksit rrugor Vorë – Fushë-Krujë ka përfunduar rruga nga Vora deri në kthesën e Rinasit”.

“Po vazhdon ndërhyrja në segmentin Kthesa e Rinasit – Fushë-Krujë”, – thekson Gjiknuri.

Ndërhyrja në këtë aks parashikon rehabilitimin e plotë të nënshtresave dhe paketë të plotë asfaltike në 11 kilometra rrugë.

Investimi i parashikuar shkon në 4.3 milionë euro dhe prek gjithashtu edhe gjithë sinjalistikën vertikale e horizontale.

Ky aks konsiderohet me rëndësi, pasi lidh autostradën Tiranë-Durrës me pjesën e veriut të vendit. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.