SHBA – FBI: Shumë herët për të folur për motivet e të dyshuarit

UASHINGTON, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Drejtori i FBI-së, Christopher Wray vlerësoi gjatë një konference për shtyp se është shumë herët për të biseduar për motivet e të dyshuarit të ndaluar në hetimin mbi pakot e dyshimta që i ishin dërguar personaliteteve demokrate.

Shumë media amerikane kanë nxjerrë imazhe të kamionçinës së të dyshuarit, të arrestuar nga autoritetet, të mbuluar me postera pro-Trump.

FBI-ja dyshon se mund të ketë pako të tjera në qarkullim.

Shumë personalitete të spikatura demokrate anti-Trump mes të cilëve, Hillary Clinton, Barack Obama por edhe kanali televiziv CNN kanë marrë pako me bombë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.