Restaurohet Pazari i Gjirokastrës, Shqipërisë i kthehet perla arkitekturore

TIRANË, 26 tetor /ATSH- I. Vata/ – “Me restaurimin e fasadave dhe çative të Pazarit të Gjirokastrës, qytetit i është rikthyer e rifreskuar zona historike, ndërsa Shqipërisë një perlë arkitekturore”, shkruan bashkia Gjirokastër.

Bashkia shton se “me përkushtim dhe pasion, gur për gur dhe ia dolëm. Tregtarët, pronarët e restoranteve apo të hoteleve, të gjithë banorët e qytetit duhet të ndihen edhe më krenarë për vlerat dhe bukurinë që përçon tani pazari i tyre”, shkruan bashkia.

Ky projekt u financua nga “The_AADF” me mbështetjen e partnerëve si, bashkia Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës.

“Ndërkohë AADF vijon me fazën e restaurimit të kalldrëmit, për ta perfeksionuar Pazarin në detaje”, njofton bashkia Gjirokastër.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.