Nxënësit e shkollës “Drita Pelinku”, takim ndërgjegjësues mbi fenomenin e trafikimit

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ – Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit zhvilloi sot një takim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës “Drita Pelinku” në kuadër të muajit Antitrafik.

Nxënësit e klasave të 8-ta u njohën me fenomenin, rrezikun dhe parandalimin e tij. Sesioni ishte interaktiv, pasi nxënësit nuk ngurruan të pyesnin për çdo kuriozitet dhe informacion të nevojshëm.

Muaji tetor njihet ndryshe edhe si muaji ndërgjegjësues ndaj fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore dhe në të gjithë vendin janë ndërmarrë aktivitete ndërgjegjësuese në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

/z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.