MEKSIKO – Karvani i emigrantëve kalon përmes Meksikës jugore drejt SHBA-së

MEKSIKO, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore kanë përshkruar Meksikën jugore të premten, teksa po i afrohen kufirit ndërmjet shteteve Çiapas dhe Oaksaka rrugës për në Shtetet e Bashkuara.

Karvani i cili, sipas burimeve meksikane, përbehet nga rreth 3,600 emigrantë dhe 5 500 organizatorë mbërriti të premten në Tonala rreth 270 kilometra nga kufiri i Meksikës me Guatemalën.

Disa udhëtuan deri në Arriaga afër kufirit të Oaxacas, ku i gjithë karvani duhej të mbërrinte në mbrëmje.

Karvani u largua nga Hondurasi më 13 tetor dhe kaloi kufirin  Guatemalo- Meksikan  fundjavën e kaluar.

Emigrantët, për të cilët presidenti i SHBA, Donald Trump, është zotuar se do t’i kthejë mbrapsht nga kufiri i SHBA-së, kanë edhe 1,500 – 3,600 kilometra për të përshkuar, në varësi të terrenit.

Disa janë duke ecur në këmbë, ndërsa të tjerët udhëtojnë me kamionë ose me automjete të tjera.

“Shpresoj që Zoti  të na ndihmojë  që Trumpi të vërë dorën në zemër,” u shpreh Anel Lopez nga Honduras në qytetin e Pijijiapan, ku karvani po përshkruan rrugën për në Tonala.

Emigrantët morën mesazhe solidariteti nga Meksikanët përgjatë rrugës së tyre. “Si nënë dhe grua, e ndjej se duhet t’i ndihmoj,” tha Rubicelia Santiago Ovanolo, e cila u ofroi kafe emigrantëve para një kishe në Pijijiapan.

Rreth 64 për qind e hondurasve jetojnë në varfëri, sipas statistikave zyrtare.

Vendi gjithashtu numëron  43.6 vrasje për 100,000 banorë në 2017, një nga shifrat më të larta në botë.

/sm/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.