HAGË – Europol: 240 fëmijë viktima të abuzimeve seksuale

HAGË, 26 tetor /ATSH-AFP/  – Një operacion i gjerë i Europol-it, me pjesëmarrjen e hetuesve nga 20 shtete, mundësoi identifikimin e më shumë se 240 fëmijëve viktima të abuzimeve seksuale në botë që nga viti 2014, raportoi sot agjencia europiane e policisë kriminale.

Kjo është hera e parë që Europol-i publikon shifrat e raportuara nga një grup pune i përvitshëm për identifikimin e viktimave të abuzimeve seksuale.

Operacioni i pestë i këtij grupi, që zgjati dy javë, pritet të mbyllet sot.

‘’Në sajë të hetuesve, agjencia europiane ka mundur të identifikojë dhe të shpëtojë 241 viktima në botë gjatë katër viteve të fundit’’, deklaroi Fernando Ruiz, drejtor i qendrës kundër krimit kibernetik tek Europol-i.

”Rreth 94 të dyshuar janë vënë nën hetim në 20 shtete”, pohoi për median Ruiz./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.