FOKUS – Cilën orë do të zgjedhë Europa?

PARIS, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Orën dimërore apo atë verore? Pas propozimit të Komisionit Europian për t’i dhënë fund ndryshimit të orës, tashmë çdo shteti i mbetet të vendosë. Një zgjedhje që mund të ketë pasoja në aspekte kaq të ndryshme si shëndeti apo deri tek transportet.

Shëndeti

”Në mënyrë të përgjithshme, ndryshimi i orës trazon orën tonë të brendshme që kontrollin ritmet tona të ndryshme biologjike”, thekson Veronique Fabre, hulumtuesja franceze për Inserm.

”Gjatë kalimit në orën verore, mungesa e gjumit mund të çojë në rënie të përqëndrimit, mund të shkaktojë përgjumje, nervozitet apo prishje humori. Mungesa me një orë e kohës së gjumit  përcaktohet si pjesë e mungesës së përgjithshme të gjumit që shqetëson mjekët”, shton ajo.

Studime të ndryshme bëjnë me dije për një rritje të infraktit të miokardit apo krizës kardiake pas kalimit në orën verore.

Energjia

Ndryshimi i orës u vendos në Francë në vitin 1976 pas krizës së naftës, me qëllimin për të kufizuar përdorimin e energjisë elektrike. Sipas agjencisë së mjedisit dhe  kontrollit të energjisë elektrike (Ademe) e cila publikoi në 2006 një studim për vlerësimin e impakteve energjetike të regjimit të orës verore, e përditësuar në 2009, ndryshimi i orës mundëson kursimin e energjisë dhe të CO2 në realitet, por në norma modeste.

Bujqësia

Bota e bujqësisë mbështete kryesisht pro orës dimërore. Gjatë musoneve, në mesin e stinës së verës kemi një prishje të ekuilibrit prej dy orësh me orën diellore.

Siguria rrugore

Periudhat e errësirës së zgjatur të shkaktuara gjatë kalimit në orën dimore përbëjnë një rrezik të shtuar për çiklistët, këmbësorët dhe përdoruesit e patinave. Aspak ose me ndriçim të ulët ato janë më pak të evidentueshme kryesisht në orët e pikut të itinerareve shtëpi-punë në mëngjes dhe në darkë.

Transporti ajror

Kompanitë ajrore shqetësohen kryesisht për problemin e organizimit, ndërkohë që programet e fluturimeve janë në përgjithësi të hartuara 12 deri 18 muaj në avancë, dhe të miratimit të intervaleve të ndryshme të orareve.

”Është i rëndësishëm garantimi i një harmonizimi në nivel europian nga miratimi i një qëndrimi të përbashkët për këtë çështje’’, thekson një zëdhënës i ‘’Air France’’./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.