Fier, parandalimi i përmbytjeve, ngrihet bordura e urës në Çervenë

TIRANË, 26 tetor/ATSH/- Bashkia e Fierit po punon intensivisht për ngritjen e bordurës së urës në shkarkuesin e Çervenës.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, bën të ditur se “duke i paraprirë çdo rreziku përmbytjeje të fushave të Frakullës, me një angazhim maksimal të punonjësve të Shërbimeve Publike po punohet për ngritjen e bordurës së urës, në shkarkuesin e Çervenës”.

Po ashtu bashkia e Fierit prej shumë kohësh po punon për pastrimin e kanaleve kulluese. Në këtë mënyrë sigurohet që fermerët të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.

Po ashtu hapja e rrugëve të parcelave është një tjetër element që ecën paralel me sistemin e kullimit dhe vaditjes, në shërbim të fermerëve, prodhimit bujqësor dhe lehtësisë sipërmarrëse. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.