FBI: Gjurmët e gishtave dhe ADN-ja mundësuan arrestimin e të dyshuarit kryesor për pakot me bombë

Uashington, 26 tetor /ATSH – DPA/-  Drejtori i FBI-së Christopher Wray deklaroi se gjurmët e gishtave dhe materiali i ADN-së ishin provat kryesore për arrestimin e Cesar Sayoc i dyshuari kryesor për dërgesën e  të paktën 13 pakove të dyshimta tek demokratët e nivelit të lartë.

Wray deklaroi në një konferencë për shtyp në Uashington se “çdo pako kishtë brenda saj një tub, një orë të vogël, një bateri, qark elektrik dhe një “material energjik” që supozohet të ketë qenë ekploziv”.

“Arrestimi i sotëm nuk do të thotë se situata është kthyer në normalitet”, tha Wray, duke shtuar se pako të tjera mund të vijnë me postë.

“Po kryhet një një hetim shumë aktiv. Ne besojmë se kemi kapur personin e duhur, por ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje,” tha ai.

/sm/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.