Shkodër/ Bashkia inspekton kantieret e punimeve

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ – Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka inspektuar ecurinë e punimeve në tre kantiere të hapura në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e bashkisë, Ademi është ndalur në bllokun e pallateve Xhabije, investim i bashkisë së Shkodrës me vlerë 54 milionë lekë. Gjatë takimeve me banorë dhe me përfaqësues të firmës që po kryen punimet, Ademi ka konstatuar se po punohet me ritme të shpejta dhe me cilësi.

Më pas inspektimi ka vijuar në bllokun Xhabije, zonë ku nuk është ndërhyrë prej rreth 30 vitesh. Investimi në këtë projekt mban vlerën e 465 milionë lekëve.

Etapa e fundit e inspektimeve ishte blloku Xhabije, Bulevardi “Zogu 1“, ku investimi mban shifrat e 132 milionë lekë. Investimi përfshin të gjitha ndërhyrjet duke nisur nga infrastruktura nëntokësore, asfaltimi, trotuaret, ndriçimi dhe tek sinjalistika horizontale dhe vertikale.

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.