SHBA – Ford tërheq 1,5 milionë automjete për probleme në rezervuarin e karburantit

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Prodhuesi amerikan i automjeteve “Ford” tërhoqi sot 1,5 milionë vetura në Amerikën e Veriut dhe në Meksikë, sepse mund të ndalojnë papritur për shkak të një defekti në rezervuarin e karburantit.

Kjo tërheqje prek automjetet “Ford Focus” vit-prodhimi 2012-2018 që pritet të zgjidhë një problem të valvolave që dyshohet se lënë një boshllëk në sistemin e karburantit dhe se deformojnë rezervuarin.

Kjo thirrje prek rreth 1,3 milionë automjete në SHBA, 136 300 në Kanada dhe 44 500 në Meksikë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.